Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se 136 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë gjashtë ditëve të agresionit rus, duke përfshirë 13 fëmijë.
400 civilë të tjerë janë plagosur pasi trupat ruse lëshojnë raketa në zonat e banuara, shkruan Guardian transmeton arbresh.info
Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se shumica e këtyre viktimave ishin rezultat i “armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi”.
Ajo shtoi: “Këto janë vetëm viktimat që ne mundëm t’i konfirmonim dhe numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”. /arbresh.info/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...