Oim: 1728 emigrantë të vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit

22:39 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Ka shkuar në 1728 bilanci i emigrantëve dhe refugjatëve të vdekur në ujërat e Mesdheut nga fillimi i vitit, teksa tentonin të mbërrinin në Europë, sipas të dhënave të Organizatën ndërkombëtare për Emigrantët (Oim), bërë publike sot në Gjenevë, numri më i lartë i të vdekurve (1260) është regjistruar në Mesdhe mes ujërave të Afrikës së Veriut dhe Italisë.

Një total prej 78372 emigrantësh dhe refugjatësh kanë hyrë në Europë nëpërmjet detit nga fillim i 2018 deri në 20 shtator.

Nga këta 34238, rreth 44% në total, kanë shkuar në Spanjë, (22261 në Greqi) dhe (20859 në Itali).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme