Një oficer policie në Seattle i cili u kap në video duke ngarë biçikletën mbi kokën e një protestuesi kur ky i fundit ishte i shtrirë në rrugë, tanimë është është me leje administrative nga puna.
Sipas medieve të huaja, Departamenti i Policisë në Seattle deklaroi të martën se veprimet e oficerit po hetohen në mënyrë të pavarur nga autoritetet me kërkesën e departamentit.
Pamjet e incidentit të cilat u publikuan të mërkurën në mediet sociale, tregojnë një protestues të shtrirë në rrugë, ndërsa një oficeri i cili qëndron në këmbë shtynë biçikletën e tij mbi kokën dhe qafën e protestuesit.
Ndërkohë, pas këtij veprimi skena mbushet edhe me oficerë të tjerë përreth zonës.
Zemërimi i protestuesve pasoi kur prokurori i përgjithshëm i Kentucky njoftoi të mërkurën që asnjë oficer nuk do të akuzohej për vdekjen e Breonna Tyler. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...