Disa oficerë të lartë të ushtrisë së Gabonit u paraqitën të mërkurën në mëngjes në televizionin kombëtar për të deklaruar se e kanë kapur pushtetin, pasi komisioni i zgjedhor njoftoi se presidenti Ali Bongo e kishte fituar mandatin e tretë.
Në paraqitjen e tyre më 30 gusht në televizionin 24, ata thanë se zgjedhjeve të përgjithshme u mungon besueshmëria dhe se ata i përfaqësojnë të gjitha forcat e mbrojtjes dhe sigurisë në Gabon.
Oficerët nënvizuan se rezultati i zgjedhjeve është shfuqizuar, të gjithë kufijtë janë mbyllur deri në njoftimin e radhës, dhe se të gjitha institucionet shtetërore janë shpërbërë.
Në kryeqytetin Libreville janë dëgjuar të shtëna të shumta me armë, pas paraqitjes së oficerëve në televizion, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
“Në emër të popullit gabonez… ne kemi vendosur ta mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit”, thanë oficerët në televizionin 24.
Nëse është i suksesshëm, atëherë ky do të jetë grusht shteti i tetë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimorë që nga viti 2020. Puçet në Mali, Guineja, Burkina Faso, Çad dhe Niger e kanë minuar përparimin demokratik në vitet e fundit.
Bongo e fitoi mandatin e tretë si president duke i marrë 64.27 për qind të votave, njoftoi të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor i Gabonit.
Nëse është i suksesshëm, atëherë ky do të jetë grusht shteti i tetë në Afrikën Qendrore dhe Perëndimorë që nga viti 2020. Puçet në Mali, Guineja, Burkina Faso, Çad dhe Niger e kanë minuar përparimin demokratik në vitet e fundit.
Muajin e kaluar, ushtria e kapi pushtetin në Niger, duke e tronditur rajonin e Sahelit dhe vetë fuqitë globale, interesat e të cilave janë në rrezik.
Tensionet ishin rritur tej mase në Gabon për shkak të druajtjeve për trazira pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të shtunën e kaluar, të cilat i fitoi Bongo duke e zgjatur sundimin 56-vjeçar të familjes së tij, derisa opozita kishte bërë përpjekje për ndryshime në vendin e pasur me naftë por të kapluar nga varfëria.
Mungesa e vëzhguesve ndërkombëtarë, pezullimi i disa transmetuesve të huaj, dhe vendimi i autoriteteve për t’i ndalur shërbimet e internetit dhe për ta vendosur një orë policore mbarëkombëtare pas zgjedhjeve, kishte ngritur shqetësime për transparencën e procesit zgjedhor.
Bongo, 64 vjeç, i cili e pasoi babanë e vet Omar si president më 2009, garoi kundër 18 sfiduesve, gjashtë prej të cilëve e përkrahën një të nominuar të përbashkët, ish-ministrin e Jashtëm dhe profesorin universitar, Albert Ondo Ossa, në përpjekje për ta bërë më të fortë garën.
Ekipi i Bongon i ka hedhur poshtë akuzat për mashtrim.
Më 2016, ndërtesës së parlamentit iu vu flaka kur shpërthyen protestat e dhunshme nëpër rrugë kundër rizgjedhjes së kontestuar të Bongos për mandatin e dytë. Qeveria e bllokoi qasjen në internet për disa ditë në atë kohë./rel
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç