Ofensiva ukrainase në Kursk, reagon Zelensky: Rusia duhet të ndjejë pasojat e luftës

23:58 | 8 Gusht 2024
E.G

Tre ditë pas sulmit ndërkufitar të Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar.

Ai tha se Moska duhet të “ndiejë” pasojat për pushtimin e saj në Ukrainë.

“Rusia solli luftën në tokën tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë. Të gjithë mund të shohin se ushtria ukrainase di të befasojë dhe të arrijë rezultate”, tha Zelensky në fjalimin e tij të së enjtes në mbrëmje, sipas BBC.

Zyrtarët ukrainas kanë qenë kryesisht të heshtur në ofensivë. Situata e saktë në terren është e vështirë të përcaktohet, me pak detaje specifike të publikuara nga secila palë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se po monitoronte centralin bërthamor të Kurskut, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se trupat e saj po “vazhdonin të shkatërronin” njësitë e armatosura ukrainase me sulme ajrore, raketa dhe zjarr artilerie. Ndër të tjera raportuan se rezervat ruse ishin dërguar në rajon.

Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme