Google ADS

Ofensiva turke në Siri, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre

00:52 | 11 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në veri të Sirisë, pasi forcat turke kanë rritur ofensivën e tyre ndërkombëtare në zonat e mbajtura nga kurdët.

Trupat turke kanë rrethuar qytetet kufitare Ras al-Ain dhe Tal Abyad dhe agjencitë e ndihmës kanë frikë se eksodi mund të arrijë në qindra mijëra, transmeton portali arbresh.info

Ndërkombëtarët kanë rritur zërat duke kërkuar nga Turqia që të ndalojë sulmin.

Turqia ka mbrojtur përpjekjen e saj për të krijuar një “zonë të sigurt” pa milicitë kurde, në të cilën supozohet të strehohen refugjatët sirianë.

Turqia i konsideron milicitë kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF) , të cilat kanë kontrolluar zonat ndërkufitare ,si “terroristë” të cilët mbështesin një kryengritje anti-turke.

Turqia ka sulmuar veriun e Sirisë menjëherë pasi Donald Trump vendosi të tërheq trupat amerikane nga zona, vendim të cilën kurdër e quajtën “thikë pas shpine”.

Shqetësimi kryesot për bashkësinë ndërkombëtare është fati i mijëra të burgosurve të dyshuar të IS, përfshirë shumë shtetas të huaj, të ruajtur nga forcat e drejtuara kurde në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme