Operacioni ushtarak i Turqisë në verilindje të Sirisë është shkelje e integritetit territorial, tha Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe.
Ahmed Aboul Gheit tha se ‘verpimet e Ankarasë përbëjnë pushtim të tokës së një shteti arab dhe agresion ndaj sovranitetit të tij’, transmeton portali arbresh.info
Organizata e tij, duke përfshirë 22 shtete anëtare, mbajti një takim urgjent në nivelin ministror të të shtunën, ku u diskutua mbi situatën e fundit të krijuar në Siri.
Ministri i Jashtëm i Irakut Mohamed Ali Alhakim, presidenti i seancës aktuale të Lidhjes Arabe, dënoi ashpër vendimin e Ankarasë dhe ka bërë thirrje për rianëtarësimin e Siri në Lidhje.
Damasku u pezullua nga organizata në 2011, pasi qeveria u akuzua për kryerjen e një sulmi brutal ndaj protestuesve.
Turqia nisi operacioni e saj ushtarak kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të largojë trupat ushtarake nga rajoni.
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan tha që operacioni synon t’i japë fund një “korridori të terrorit” në kufirin jugor të vendit të tij. Duke krijuar një “zonë të sigurt”, Turqia mund të ndihmojë në lehtësimin e kthimit të qindra mijëra refugjatëve sirianë, shtoi ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...