Washingtoni është i vendosur për të mos e braktisur Ukrainën. Përballë neglizhencës europiane, Shtetet e Bashkuara, po përgatisin një paketë ndihme ushtarake prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën.Lajmi është bërë i ditur nga dy burime zyrtare për agjencinë e lajmeve Reuters. Paketa e ndihmës përfshin automjete, municione të mbrojtjes ajrore Stinger, municione shtesë për sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie 155 milimetrash, municione antitank dhe Javelin, si dhe armë të tjera që mund të përdoren menjëherë në fushën e betejës, thanë zyrtarët, për Reuters.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i kishte kërkuar Kongresit të jepte 60.8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, por nisma ngeci kur republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve refuzuan ta çonin masën përpara për muaj të tërë.
Sakaq, ushtria ukrainase ka ngritur alarmin se trupat ruse po përgatiten për të nisur një ofensivë të re gjatë verës. Komandanti i Gardës Kombëtare të Ukrainës ka bërë të ditur se, forcat ruse do të godasin në zona të ndryshme të frontit, por si qëllim do të kenë avancimin në qytetin verilindor të Kharkivit.
“Ne po përgatitemi. Po, armiku do të na bëjë surpriza të pakëndshme. Ai do të operojë në zona ku ne nuk i presim. Por nuk do ta arrijë qëllimin e tij”. tha ai.
Rusia ka avancuar në lindje të Ukrainës, por ndihma ushtarake e vonuar prej kohësh pritet më në fund të miratohet këtë javë dhe të arrijë në Kiev së shpejti, duke lehtësuar mungesat kritike të municioneve dhe mbrojtjes ajrore.
Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës është goditur nga raketa dhe dronë javët e fundit, por forcat e Kievit do të jenë të përgatitura për të penguar çdo sulm, kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë ushtarak./A2CNN
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut