Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, u dënua me shtatë vjet burgim, raportoi media lokale në Iran.
Një gjyqtar në Gjykatën Revolucionare të Teheranit i tha agjencisë së lajmeve ISNA se Sotoudeh u dënua me pesë vjet për “komplot kundër sistemit” dhe dy vjet për “fyerjen” e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.
Megjithatë, bashkëshorti i Sotoudeh, Reza Khandan, i tha Radios Evropa e Lirë se asaj i është thënë më 9 mars se është dënuar me 33 vjet burgim dhe 148 goditje me kamzhik për akuzën e dytë.
Sotoudeh, bashkëfituese e Çmimit Saharov të Parlamentit Evropian për lirinë e mendimit, është arrestuar në qershor të vitit të kaluar dhe është urdhëruar të vuajë një dënim pesëvjeçar, i cili i është shqiptuar në mungesë në vitin 2016.
Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Qeveria amerikane dhe Parlamenti Evropian e kanë dënuar arrestimin e avokates, e cila në vitin 2018 ka përfaqësuar disa gra të ndaluara për heqjen e shamive të tyre në publik – veprim ky i ndaluar me kodin islamik të Iranit. Sotoudeh i ka mohuar akuzat kundër saj./gsh/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...