Bota po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme si rezultat i shpërthimit të COVID-19. Kjo pandemi paraqet një kërcënim të rëndë për shëndetin, mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë globale me pasoja të dëmshme për të gjitha pjesët e shoqërisë.
Odat Amerikane në Evropë, organizata ombrellë që përfshin 45 Oda Amerikane nga Evropa dhe Euroazia, mbështet plotësisht përpjekjet e qeverive për të trajtuar pandeminë dhe për të zbutur efektet e saj. Mobilizimi i burimeve ka qenë i paprecedentë, ndërsa nevojitet lidership i vazhdueshëm për të adresuar ndikimin e krizës në shoqëri.
Odat Amerikane në Evropë u bëjnë thirrje qeverive të shteteve nikoqire që të përqendrohen në solidaritet, koordinim dhe veprim.
Duke qenë se të gjithë jemi bashkë në këtë luftë, ndarja e shtuar e burimeve dhe informatave edhe globalisht por edhe mes vendeve tona, është thelbësore për t’iu përgjigjur pandemisë me sukses. Tash është koha për t’i demonstruar vlerat solidare që ndahen në Evropë, përgjatë Atlantikut dhe pjesës tjetër të komunitetit global.
Po ashtu, Qeveritë duhet të forcojnë koordinimin përtej kufijve dhe brenda aleancave për të siguruar një qasje konsistente dhe të harmonizuar karshi krizës, por edhe për të filluar vendosjen e themeleve të rimëkëmbjes ekonomike. Bashkëpunimi në nivel rajonal dhe global është thelbësor, meqë qeveritë bashkojnë nisma për të mbrojtur ekonomitë tona dhe rrjedhimisht edhe mirëqenien e qytetarëve.
Ne kemi nevojë për veprim të guximshëm për të siguruar qasjen në mallra dhe shërbime esenciale nga të cilat varemi të gjithë. Në veçanti, lëvizja e mallrave përtej kufijve duhet të jetë e papenguar. Mallrat aq shumë të nevojshme mbështeten në zinxhirët e integruar të furnizimit për prodhim para se të mund të shpërndahen tek individët dhe bizneset.
Odat Amerikane në Evropë, që përfaqësojnë interesat e më shumë se 17,000 kompanive amerikane dhe evropiane, e që punësojnë 20 milionë punëtorë dhe me investime në vlerë prej 1.1 trilionë dollarësh në të dyja anët e Atlantikut, mbesin të përkushtuara të bëjnë gjithçka që munden për të mobilizuar kompanitë e tyre anëtare dhe rrjetet për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike. Rrjeti i Odave Amerikane po koordinohet me kolegët në tërë rajonin e Evropës dhe në botë për të prezantuar rekomandimet për një rimëkëmbje të fortë dhe të shëndetshme ekonomike për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve tona.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...