Anija e ndihmës “Ocean Viking” ka shpëtuar 374 migrantë nga një fatkeqësi në detin Mesdhe, pranë Libisë, brenda 48 orëve të fundit, njoftoi organizata franceze “SOS Mediterranee”.
“Me 374 të mbijetuar në bord dhe një situatë gjithnjë e më të keqe të motit, ne duhet të zbresim njerëzit e shpëtuar sa më shpejt të jetë e mundur në portin më të afërt të sigurt, siç kërkohet nga ligji detar”, deklaroi Verena Papke, drejtore ekzekutive e “SOS Mediterranee” Gjermani.
“Një port i tillë i sigurt mund të jetë vetëm një port evropian”, theksoi ajo.
Vendet e origjinës së të shpëtuarve ishin kryesisht Guinea, Mali, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Sudani dhe Sierra Leone.
“Ocean Viking” u largua nga porti francez i Marsejës për në detin Mesdhe më 11 janar, pas një pauze njëmujore.
Libia është shkatërruar nga konflikti civil për gati 10 vjet.
Vendi është bërë një nga zonat më të rëndësishme të tranzitit për migrantët në rrugën e tyre për në Evropë.
Shumë prej tyre duan të hyjnë në Evropë përmes Italisë./ATSh/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë