Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka vendosur të premten të mos e shpallë emergjencë ndërkombëtare shkapërthimin e Ebolës në Kongo, përkundër përhapjes në Uganda këtë javë, duke theksuar se kjo do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike.
Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë.
Gati 1,400 vetë kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, që nga rasti i parë me Ebola në këtë vend, që është shfaqur gushtin e kaluar.
Në një njoftim, paneli i OBSH-së ka paralajmëruar për masa vendet fqinje, si në rastin e Ugandës.
“Kjo nuk është emergjencë globale, është emergjencë në Kongo, si dhe mund të prekë vendet fqinje”, tha doctor Preben Aavitsland.
Ai shtoi se nuk është e nevojshme të shpallet emergjencë ndërkombëtare për shkak se do të krijonte dëme të panevojshme në tregti dhe udhëtime.
Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Wellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon “shenja të ndalimit”, shkruan REL.
“Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë”, tha ai.
Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.
Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.
Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.
Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja