Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se varianti Omicron mund të ndryshojë rrjedhën e pandemisë.
Ndikimi i saktë është “ende e vështirë të dihet”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për media nga selia e grupit në Gjenevë. Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të përcaktojnë se sa ngjitës dhe vdekjeprurës është bërë virusi i mutuar, transmeton portal arbresh.info
“Disa veçori të omicron, duke përfshirë përhapjen e tij globale dhe numrin e madh të mutacioneve, sugjerojnë se mund të ketë një ndikim të madh në rrjedhën e pandemisë,” tha Tedros.
Ndryshimet gjenetike të virusit ndikojnë në virulencën e tij dhe tregojnë se ai mund të jetë dukshëm më infektues se shtamet e mëparshme, sipas OBSH-së.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19, tha se provat paraprake nga Afrika e Jugut mund të sugjerojnë se varianti Omicron është më i lehtë, megjithatë ajo ka theksuar se është shumë herët për të ardhur në një përfundim të tillë.
“Është shumë herët për të thënë,” tha Van Kerkhove gjatë konferencës. “Unë thjesht doja të paralajmëroja kundër çdo përfundimi në lidhje me ashpërsinë e omicron”.
Vërejtjet e OBSH-së vijnë pasi varianti Omicron, i identifikuar për herë të parë në Afrikën Jugore, është përhapur në 57 vende të botës.
Rastet e reja janë rritur gjatë javës së kaluar, vëren OBSH.
Vdekjet në mbarë botën, megjithatë, u rritën me 10% gjatë javës së kaluar, vuri në dukje raporti i OBSH-së. U raportuan mbi 52,500 vdekje të reja./cnbc/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...