Një variant i ri i Covid (JN.1) është klasifikuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për shkak të përhapjes së tij të shpejtë. JN.1 është konstatuar në shumë vende të botës, përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
OBSH thotë se rreziku është i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje, por paralajmëron se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër, shkruan BBC transmeton Arbresh.info
Virusi që shkakton Covid po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja. Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po gjurmon një numër variantesh me interes të lidhura me Omicron, duke përfshirë JN.1 edhe pse asnjë prej tyre nuk konsiderohet të jetë shqetësues.
JN.1 është aktualisht varianti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe përbën 15 deri në 29% të infeksioneve.
Ndërkohë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se varianti JN.1. përbën rreth 7% të testeve pozitive Covid të analizuara në një laborator dhe do të vazhdojë të monitorojë të gjitha të dhënat për këtë variant dhe të tjerë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...