OBSH ka deklaruar se nënvarianti i Omicron BA.2 është variant mbiozotërues dhe po shkakton infeksione në mbarë botën.
OBSH tha në raportin e saj javor epidemiologjik se “në 30 ditët e fundit, BA.2 është bërë varianti mbizotërues, me 251 645 sekuenca të raportuara”.
Organizata shtoi se përbën rreth 85.9 për qind të rasteve të raportuara në OBSH në muajin e fundit, transmeton portal arbresh.info
Sipas OBSH-së, midis linjave kryesore të pasardhësve të Omicron, “tendencat javore tregojnë se përqindja relative e BA.2 është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i 2021, me BA.2 duke u bërë linja dominuese në javën e shtatë të 2022.”
Raporti shton se kjo prirje është më e theksuar në rajonin e Azisë Juglindore, e ndjekur nga Mesdheu Lindor, Afrika, Paqësori Perëndimor dhe rajonet evropiane. Nënvarianti BA.2 është aktualisht mbizotërues edhe në Rajonin e Amerikave.
Gjatë përditësimit të fundit më 8 mars, OBSH tha se BA.1.1 ishte nënvarianti dominues dhe se BA.2 përbënte 34 për qind të rasteve të reja.
Këshilltari kryesor mjeksor në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, gjatë javës së kaluar ka deklaruar se javët e ardhshme pritet të rriten rastet me Covid-19.
Të dhënat e reja të CDC të publikuara të martën vendosin BA.2 në rreth 35 për qind të rasteve në SHBA në javën që përfundon më 19 mars sipas The Wall Street Journal. Varianti përbën më shumë se 50 për qind të rasteve në pjesë të verilindjes, shtoi raporti./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj