OBSH: Vaksinat kundër COVID-19 bëjnë punë edhe kundër Omicron

08:11 | 8 Dhjetor 2021
S D

Vaksinat që përdoren deri tani kundër COVID-19 duhet t’i mbrojnë njerëzit nga varianti i ri, Omicron, ka thënë një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Pas disa eksperimenteve, doktori i OBSH-së, Mike Ryan, ka theksuar se nuk është asnjë shenjë që Omicron mund t’i mposht vaksinat COVID-19, më shumë se sa variantet e tjera të koronavirusit.

“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket shtrimit në spital, nuk ka asnjë arsye për të pritur se kjo nuk do të jetë kështu edhe për Omicron”,ka thënë Ryan.

Ai tha se të dhënat fillestare sugjerojnë se Omicron nuk i mundon njerëzit më shumë se sa Delta dhe llojet e tjera të COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Omicron u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut, pas rasteve të para shumë shtete të botës kufizuan masa e udhëtimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme