Organizata Botërore e Shëndetësisë, përpara “Javës Botërore të Vaksinimit” ka theksuar se vaksinat mund të mbrojnë kundër më shumë se 20 sëmundjeve.
Ato janë gjithashtu thelbësore në luftën kundër rezistencës antimikrobike (AMR) sepse parandalimi i sëmundjeve dhe ulja e kërkesës për antibiotikë ruan efektivitetin e tyre, tha OBSH, transmeton portal arbresh.info
Shumë sëmundje dikur vdekjeprurëse janë eliminuar falë vaksinimit.
OBSH ka theksuar se rritja e mbulimit të vaksinimit dhe shfrytëzimi i potencialit të plotë të kërkimit dhe inovacionit të vaksinave do të thotë një e ardhme më e shëndetshme dhe një jetë më e sigurtë për njerëzimin.
Që nga prezantimi i vaksinës kundër virusit pandemik, pothuajse gjysmë milioni jetë njerëzish mbi 60 vjeç janë shpëtuar vetëm në Europë.
Megjithatë, pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në disponueshmërinë e vaksinave kundër sëmundjeve të tjera infektive, duke sjellur kështu një sfidë të re globale.
Mbulimi global i vaksinimit në vitin 2020, sipas vlerësimeve të OBSH-së, ka rënë në 83 për qind. Në të njëjtin vit, rreth 23 milionë fëmijë në botë u privuan nga vaksinat bazë.
Programet e vaksinimit janë penguar ose janë ndërprerë nga lufta në Ukrainë dhe miliona refugjatëve duhet t’u sigurohet kujdes shëndetësor, përfshirë vaksinimin. E gjithë kjo e bën më të qartë se kurrë rëndësinë e aksesit të përgjithshëm në vaksina, thekson OBSH.
Hulumtimet tregojnë se investimi për vaksinimin e një europiani kundër 17 sëmundjeve arrin në deri në 3500 euro në total.
Vaksinimi i gripit, sipas hulumtimeve, mund të kursejë deri në 332 milionë euro në vit vetëm në Europë për shkak të reduktimit të shërbimeve shëndetësore./arbresh.info/
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...