Vendet e pasura duhet të shmangin gabimet që bënë më parë duke grumbulluar rezerva të ilaçeve dhe vaksinave, paralajmëroi Tedros Gebrejesus.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi luftën e vendeve të pasura për të siguruar sasi të mëdha të vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit, ndërsa kombet e varfra nuk kanë marrë ende dozat e para, transmeton portal arbresh.info
Tedros Gebrejesus vuri në dukje se pandemitë kanë ekspozuar dhe shfrytëzuar pabarazitë në botë dhe paralajmëroi se tani ekziston një “rrezik i vërtetë” që vaksinat, si një mjet për të ndaluar një pandemi, mund të përkeqësojnë ato pabarazi.
“Nacionalizmi i vaksinave mund të shërbejë për qëllime politike afatshkurtra, por në fund të fundit do të jetë dritëshkurtër dhe vetë-shkatërrues,” tha Tedros Gebrejesus, raporton Guardian.
Ai tha se qëllimi është që fabrika Covac e drejtuar nga OBSH të fillojë të japë dozat e para në javët e ardhshme dhe se qëllimi është që të fillojë vaksinimi i punëtorëve mjekësorë dhe popullsisë së moshuar në të gjitha vendet në 100 ditët e para të këtij viti .
Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje botës që të mos përsëris gabimet e krizës së HIV, kur vendet e pasura siguruan barna për dekada përpara se ato të bëheshin të disponueshme në vendet e varfëra.
Ai gjithashtu kujtoi se gjatë pandemisë së virusit të gripit H1N1 në 2009, vaksinat arritën në vendet e varfra vetëm pasi mbaroi pandemia./arbresh.info/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...