Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit.
Ekziston frika se virusi H5N1, i cili ka pasur një “shkallë vdekjeje jashtëzakonisht të lartë” te njerëzit e infektuar pas kontaktit me kafshë të sëmura, do të përshtatet dhe do të jetë në gjendje të përhapet nga personi në person.
Aktualisht nuk ka asnjë provë që H5N1 është transmetuar nga personi në person.
Nga fillimi i vitit 2023 deri më 1 prill 2024, OBSH njoftoi se regjistroi në 23 vende gjithsej 889 raste të gripit të shpendëve te njerëzit dhe 463 viktima, pra një shkallë vdekshmërie prej 52%.
Në fillim të prillit, autoritetet amerikane njoftuan se një burrë kishte rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve.
Aktualisht, rastet e transmetimit të virusit te njerëzit janë shumë të rralla. Një fëmijë nëntë vjeçar vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia në shkurt, ndërsa tre vdekje të tjera nga e njëjta sëmundje u regjistruan në vend në vitin 2023./abcnews.al
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...