Google ADS

OBSH thotë se sulmet ndaj spitaleve po shtohen çdo ditë

07:00 | 26 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ka pasur më shumë se 70 sulme të ndara ndaj spitaleve, ambulancave dhe mjekëve në Ukrainë, ku numri rritet çdo ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Organizata thotë se shënjestrimi i objekteve të kujdesit shëndetësor është bërë pjesë e strategjisë e taktikave të luftës modere, shkruan bbc, transmeton portal arbresh.info

Që nga 24 shkurti, OBSH ka rishikuar dhe verifikuar 72 sulme të veçanta në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën 71 vdekje dhe 37 lëndime.

Shumica e spitaleve janë dëmtuar plotësisht, përfshirë edhe transportet mjeksore dhe farmacitë, por ka regjistruar gjithashtu rrëmbimin ose ndalimin “e mundshëm” të personelit të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve.

“Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë,” i tha BBC-së përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.

“Ambientet shëndetësore duhet të jenë vende të sigurta për mjekët dhe infermierët, por edhe për pacientët. Kjo gjë nuk duhej të ndodhte”, tha ai./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme