Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrjet për vaksinim të grupeve të rrezikuara nga koronavirusi, duke thënë se me uljen e shkallës së vaksinimit, është rritur numri i të infektuarve.
“Jemi dëshmitarë për një rënie alarmate të shkallës së vaksinimit”, ka thënë ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove në Gjenevë, duke iu referuar shifrave të dy vjetëve të fundit.
Sipas saj, rënia më e madhe është vërejtur te personat më të moshuar, dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.
“Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht”, ka thënë ajo.
Nga të gjitha testimet për koronavirus, shkalla e rezultateve pozitive është rritur që disa javë, dhe ka arritur në mbi 10 për qind, ka raportuar OBSH, bazuar në të dhënat e 84 shteteve.
Në Evropë, shkalla e infektimit është mbi 20 për qind.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka regjistruar në përditësimin e fundit të të dhënave – të periudhës 10-23 korrik – 19 persona me koronavirus, dhe asnjë viktimë.
Van Kerkhove ka thënë se beson që virusi është përhapur më shumë sesa sugjerojnë statistikat.
Ajo e ka përmendur që vetëm në Lojërat Olimpike në Paris, 40 sportistë kanë dalë pozitivë.
Ajo e ka pranuar që situata aktuale as që krahasohet me fazën e pandemisë, pasi më shumë njerëz tani janë të mbrojtur prej rundeve të vaksinimit, dhe infektimeve që kanë pasur në të kaluarën.
Megjithatë, ajo ka thënë se OBH pranon të dhëna prej shumë pak vendeve lidhur me situatën që ekziston nëpër spitalet e tyre.
Sipas saj, OBSH-ja është e “verbër” kur bëhet fjalë për të krijuar një ide të qartë për shkallën e përhapjes së virusit./rel/
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...