Organizata botërore e shëndetit thotë se po punon me internetin dhe gjigandët e mediave sociale për të luftuar keqinformimet në lidhje me shpërthimin vdekjeprurës të koronavirusit të ri.
Ne duhet të luftojmë përhapjen e zërave të pabazuar dhe të keqinformimeve. Me këtë qëllim kemi nisur punën me Google që të garantojmë që njerëzit që kërkojnë informacione për koronavirusin të shohin në krye të listës informacionet e ofruara nga OBSH.
Po ashtu edhe platformat e mediave sociale, mes të cilave Tëitter, Facebook,. Tencent dhe Tiktok kanë ndërmarrë masa për të kufizuar përhapjen e keqinformimeve. Drejtori i përgjithshëm i OBSh ndërkohë i ka kërkuar vendeve të ndryshme të botës të impelentojnë vendime që janë të bazuara në prova. OBSH është e gatshme të ofrojë këshilla për çdo vend që po merr në konsideratë masa të mundshme – tha ai.
Për organizatën botërore të shëndetësisë, epidemia ka bërë që të përhapen edhe një mori informacionesh jo të sakta. Ajo sipas OBSH është shoqëruar me një info-demi, ose ndryshe, një mori informacionesh, disa të sakta e të tjera jo që e bëjnë të vështirë që njerëzit të gjejnë burime të besueshme kur kanë nevojë. OBSH nënvizon se po punon për të zbuluar dhe reaguar pas miteve dhe zërave falsë mbi virusin e Wuhanit. Këto mite apo zëra false, mes të cilëve edhe fakti se antibiotikët dhe ushqimet si hurdha, mund të jenë të dobishëm për kurimin e virusit, apo mundësia që infeksioni të transmetohet edhe përmes letrave dhe pakove postale të ardhura nga kina, ngatërrohen me informacione të bazuara në prova dhe të disponueshme në kanalet e ndryshme sociale dhe në faqen e internetit të OBSH.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...