Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se nuk ka asnjë provë se lloji i ri i koronavirusit e rrit ashpërsinë e sëmundjes, megjithëse është më ngjitës.
Ekspertët gjithashtu deklarojnë se ata presin më shumë detaje rreth ndikimit të mundshëm të variantit të ri, raporton Reuters, trasmeton portal arbresh.info
Maria van Kerkove, drejtoresha teknike e OBSH-së për Covid-19, tha se shkencëtarët po analizojnë përgjigjen e antitrupave ndaj virusit.
Gjendet i vdekur shkencëtari që punonte në vaksinën kundër koronavirusit
Pikërisht kur fillimi i vaksinimit në disa vende solli një dozë optimizmi në jetën e përditshme pandemike, u zbulua një variant i ri i koronavirusit në jug të Anglisë, i cili shqetësoi publikun dhe ktheu një pjesë të anglezëve nën “bllokim” për Krishtlindje.
Kërkimet janë akoma në fillimet e tyre, megjithatë shkencëtarët tanimë dinë më shumë për llojin e ri të virusit./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...