Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar mbi shpërthimin e lisë, një infeksion viral që është më i zakonshëm në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore.
Së fundmi në Europë janë konfirmuar dhe raportuar mbi 100 raste, transmeton portal arbresh.info
E identifikuar fillimisht te majmunët, sëmundja zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe rrallë përhapet jashtë Afrikës, kështu që kjo seri rastesh ka shkaktuar shqetësim, shkruan Reuters.
Megjithatë, shkencëtarët nuk presin që situata të evoluojë në një pandemi pasi virusi nuk përhapet lehtë ndryshe nga Covida-19.
Për shkak të lisë së majmunëve, një komitet i OBSH-së i quajtur Grupi Këshillues Strategjik dhe Teknik për Sëmundjet Infektive me Potencial Pandemik ose Epidemik (STAG-IH) ka dhënë opinione mbi sëmundjet infective që mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin global.
“Nuk ka gjasa që kjo epidemi të zgjasë gjatë. Rastet mund të izolohen mirë përmes monitorimit të kontaktit dhe ka ilaçe dhe vaksina efektive që mund të përdoren nëse është e nevojshme,” tha Fabian Leendertz i Institutit Robert Koch, i cili beson se sëmundja është një epidemi.
Megjithatë, kreu i zyrës së OBSH-së për Europën tha se është i shqetësuar për shkak se virusi mund të përhapet shpejt.
“Ndërsa ne hyjmë në sezonin e verës në Europë me tubime masive, festivale dhe festa, unë jam i shqetësuar se transmetimi mund të përshpejtohet, pasi rastet që po zbulohen aktualisht janë të lidhura me aktivitetin seksual dhe simptomat janë të panjohura për shumë njerëz,” tha Hans Kluge.
OBSH tha se rastet e hershme ishin të pazakonta për tre arsye – të gjitha përveç njërës nuk kanë histori udhëtimi në zonat ku lija e majmunëve është endemike.
Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore tha se nga 20 raste të identifikuara, shumica e të infektuarve janë homoseksualë ose biseksualë.
Nga 14 rastet në Portugali, të gjitha u zbuluan në klinikat e shëndetit seksual në meshkuj homoseksualë dhe biseksualë të moshës 20 deri në 40 vjeç.
Autoritetet shëndetësore spanjolle thanë se 23 raste të reja ishin konfirmuar të premten, kryesisht në Madrid, dhe kishin të bënin me një sauna për të rritur. Është shumë herët të thuhet nëse ethet e majmunëve janë kthyer në një sëmundje seksualisht të transmetueshme, tha Alessio D’Amato, kreu i shëndetësisë për rajonin e Lazios të Italisë.
Shkencëtarët kanë ngritur shqetësimet se sëmundja mund të bëhet e transmetueshme seksualisht./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...