Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjysma e popullsisë së Jemenit mund të ndikohet nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një deklaratë nga Zyra e OBSH-së në Jemen thuhet se sistemi shëndetësor në këtë vend vazhdon të vuajë nga “mungesa e stafit, dobësia the brishtësia”.
Në deklaratë thuhet se furnizimet mjekësore të nevojshme për të luftuar koronavirusin në vend janë të pamjaftueshme.
“Menjëherë pas shpalljes së pandemisë, organizata ka paralajmëruar autoritetet lokale se ekziston mundësia që virusi të prekë 50 për qind të popullsisë së Jemenit, ose rreth 16 milionë njerëz”, tha OBSH.
Ajo shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin të gjithë partnerët që punojnë në fushën e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit.
Sipas shifrave më të fundit zyrtare në Jemen, deri më tani janë raportuar dhjetë raste me COVID-19, dy prej të cilave kanë vdekur dhe një është shëruar.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...