Operacionet tokësore të Izraelit në Gazën jugore mund të privojnë mijëra palestinezë nga kujdesi shëndetësor, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Intensifikimi i operacioneve tokësore ushtarake në Gazën jugore, veçanërisht në Khan Younis, ka të ngjarë të ndërpresë mijëra njerëz nga kujdesi shëndetësor, veçanërisht nga aksesi në Kompleksin Mjekësor Nasser dhe Spitalin Evropian në Gaza, dy spitalet kryesore në Gazën jugore.
Ndërsa numri i të plagosurve dhe të sëmurëve rritet, thuhet në njoftimin e OBSH-së.
Raportohet se vetëm 18 nga 36 spitalet janë ende duke funksionuar në Gaza, por vetëm pjesërisht ofrojnë shërbime.
OBSH shton se 12 spitalet në jug të Gazës janë “shtylla kurrizore e sistemit shëndetësor”./abcnews.al
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...