Varianti i fundit i koronavirusit, i quajtur Omicron po përhapet më shpejt se Delta dhe po prek edhe të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin.
Këtë deklaratë e ka bërë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp sot në Gjenevë, transmeton portal arbresh.iinfo
“Tani kemi prova që tregojnë se Omicron po përhapet më shpejt se varianti Delta. Egziston një shans më i lartë për infeksion ose ri-infektim edhe tek njerëzit që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar nga koronavirusi”, tha ai.
Shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Sëaminathan, tha se varianti Omicron shmang me sukses edhe disa përgjigjje që janë dhënë rreth sistemit imunitar, që do të thotë se vaksina përforcuese duhet t’u ipet njerëzve me sistem të dobët imunitar.
Omicron, duket se më mirë shmang antitrupat, prodhimi i të cilave stimulohet nga disa vaksina, por ka forma të tjera imuniteti që mund të parandalojnë infeksionin dhe sëmundjet, thonë ekspertët e OBSH-së.
Ekspertët e OBSH-së theksuan se shpresa për përfundimin e pandemisë është zhvillimi i vaksinave të gjeneratës së dytë dhe të tretë, zhvillimi i mëtejshëm i barnave dhe inovacioneve të tjera. Pandemia ka marrë më shumë se 5.6 milionë jetë deri më tani./arbresh.info/
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite