Një variant i ri i koronavirusit, omicron, është identifikuar në 38 vende, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje në njerëz të infektuar me variantin, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Deri me tani nuk kam marrë asnjë informacion për ndonjë të vdekur me variantin omicron”, tha Christian Lindmeier, një zëdhënës i organizatës me bazë në Gjenevë, në një konferencë shtypi, transmeton portal arbresh.info
“Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri është duke u përhapur me shpejtësi”, tha OBSH.
Maria Van Kerkhove, menaxhere teknike e OBSH-së për Covid-19, tha se omicron ishte zbuluar në 38 vende dhe se varianti ishte përhapur në gjashtë rajone të OBSH-së.
Organizata vlerëson se do të duhen disa javë për të marrë një pamje më të saktë të efekteve të mundshme të omicron.
“Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për rreziqet e varianteve të reja në vendet ku nivelet e vaksinimit janë të ulëta,” tha Francesco Rocca, president e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në Moskë.
Ndërkohë OBSH i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos nxitojë me dozën e tretë të vaksinave, përderisa miliona njerëz në botë kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.
Sipas statistikave të OKB-së, rreth 65 për qind e popullsisë së vendeve më të zhvilluara kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, krahasuar me vetëm 7 për qind në vendet më pak të zhvilluara.
Vendet perëndimore janë akuzuar për grumbullimin e vaksinave dhe OBSH-ja u ka kërkuar atyre që të mos nxitojnë me dozën e tretë, ndërkohë që miliona në mbarë botën nuk e kanë marrë as dozën e parë./arbresh.info/
Yamal: Shpresoj të rinovoj, Barça është klubi i jetës sime
Qyteti i Malibu u bën thirrje banorëve të përgatiten për eva...
Ambasada e SHBA: Shqipëria përfshihet në programin e MCC për...
Hodhi shishe qelqi drejt një personi dhe u largua, arrestohe...
Lopetegui shkarkohet nga posti i trajnerit të West Hamit
Durmishi: Ura e Badocit është stabile,testimi formal do të b...