Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë të enjte se nuk ka marrë asnjë furnizim mjekësor në Rripin e Gazës që nga 6 maji, kur ushtria izraelite urdhëroi civilët të largoheshin nga Rafahu lindor.
“Mbyllja e këtij vendkalimi na vë në një pozitë të vështirë përsa i përket lëvizjes së punonjësve mjekësorë por edhe rotacionit të stafit të OKB-së dhe ekipeve mjekësore”, nënvizoi përfaqësuesi i OBSH-së në Gjenevë, Tarik Jasarevic. “Por edhe më e rëndësishmja, furnizimet e fundit mjekësore që morëm në Gaza datojnë para 6 majit,” shtoi ai, gjatë një konference të rregullt për shtyp.
“Kemi arritur të shpërndajmë disa furnizime por ende na mungojnë shumë, sidomos karburantet që janë të nevojshme për funksionimin e spitaleve”, theksoi Tarik.
Më 7 maj, tanket izraelite hynë në Rafah lindor, pushtuan pikën kufitare me të njëjtin emër dhe e mbyllën atë. Sipas OKB-së, kalimi është kritik për autokolonat e ndihmave humanitare që transportojnë furnizime thelbësore për popullsinë e uritur të Gazës.
“Problemi më i rëndësishëm për momentin është ai i karburantit,” këmbënguli Jasareviç. Zëdhënësi shpjegoi se 1.4-1.8 milionë litra karburant nevojiten çdo muaj për të drejtuar spitalet dhe institucionet e tjera shëndetësore aleate. “Deri dje dhe pas mbylljes së vendkalimit, në Rafa kanë hyrë vetëm 159 mijë litra, për të gjithë partnerët humanitar. Është qartazi e pamjaftueshme”, theksoi ai.
Sipas OBSH-së, vetëm 13 nga 36 spitalet e enklavës janë ende pjesërisht funksionale./abcnews.al
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos