Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk do të përmbushë objektivin e saj për të vaksinuar 40 përqind të popullsisë në çdo vend deri në fund të vitit, me mangësi të veçanta në Afrikë, shumica e të cilave i atribuohen akumulimit të vaksinave midis vendeve të pasura.
Në disa vende, as dhjetë për qind e popullsisë nuk është vaksinuar, transmeton portal arbresh.info
Nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së, afërsisht gjysma e vendeve kanë arritur të përmbushin objektivin, ndërsa në 40 vende as 10 përqind e popullsisë nuk është vaksinuar.
OBSH ia ka atribuar një pjesë të madhe të fajita akumulimit të vaksinave, veçanërisht në mesin e pak vendeve të pasura perëndimore që tashmë po kryejnë vaksinime suplementare.
Më shumë se 8.6 miliardë doza vaksinash janë përdorur në mbarë botën deri me tani, por kryesisht vendet e pasura kanë arritur më shpejt që të sigurojnë kontratat me prodhuesit e tyre.
Vendet e pasura gjithashtu janë kritikuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbështetur shpërndarjen e barabartë të vaksinave përmes Covax.
Sidoqoftë, dërgesat e vaksinave përmes asaj skeme janë rritur javët e fundit. Deri në javën e fundit të dhjetorit, COVAX kishte dorëzuar 722 milionë doza.
OBSH ka deklaruar se rreth 171 doza të vaksinave për 100 banorë janë administruar në Gjermani, pak më pak se 2,7 në Madagaskar dhe 0,32 në Republikën Demokratike të Kongos. Në shumicën e vendeve afrikane, ky numër në rastin më të mirë është dyshifror./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...