Thjesht fakti që pandemia e koronavirusit një ditë do të jetë endemike nuk do të thotë që virusi nuk do të jetë i rrezikshëm, paralajmëroi drejtori i menaxhimit të krizave në OBSH.
“Njerëzit e kundërshtojnë pandeminë, por malaria endemike ende vret qindra njerëz, HIV është endemike dhe vret poashtu qindra mijëra njerëz, dhuna në qytetet tona është endemikë”, tha Michael Ryan në një panel virtual në Forumin Ekonomik Botëror, transmeton portal arbresh.info
“Endemike në vetvete nuk do të thotë se është gjë e mirë, por do të thotë se do të jetë këtu përgjithmonë”, vuri në dukje ai.
Shfaqja e Omicron, e cila është më shumë ngjitëse në krahasim me versionet tjera të Covid-19, por është duke shkaktuar simptoma shumë më të lehta tek njerëzit e vaksinuar dhe kjo ka ndezur në debat nëse pandemia e filluar në vitin 2020 duhet të shpallet endemike.
“Ne nuk do të shpëtojmë nga virusi këtë vit,” paralajmëroi udhëheqësi. “Ne mund të mos e zhdukim kurrë virusin. Viruset që shkaktojnë pandemi mund të bëhen lehtësisht pjesë e ekosistemit”.
“Ne mund t’i japim fund krizës së shëndetit publik në një shkallë ndërkombëtare (alarmi më i lartë i OBSH-së),” tha ai, duke shtuar se “shkalla më e ulët e incidencës duhet të arrihet me vaksinimin maksimal, në mënyrë që askush të mos vdesë”.
Kreu i organizatës tha gjithashtu se në të ardhmen, tre deri në katër doza të vaksinës mund të jenë të zakonshme për të parandaluar format më të rënda të Covid.
“Ne nuk do t’i quajmë më këto doza përforcues. Do të konsiderojmë vetëm se tre ose katër doza janë të nevojshme për të fituar një imunitet të qëndrueshëm dhe të fortë që ju mbron për një kohë të gjatë nga shtrimi në spital dhe vdekja,” tha ai./arbresh.info/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit