Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se nuk ka parë dëshmi që koronavirusi të jetë përhapur përmes ushqimit apo paketimit, dhe ka kërkuar nga njerëzit që të mos frikësohen që ushqimi mund të hyjnë në zinxhirin ushqimor.
Dy qytete në Kinë njoftuan se kanë gjetur gjurmë të koronavirusit në ushqimin e ngrirë të importuar nga Brazili dhe në një paketim të karkalecave ekuadorianë, duke rritur shqetësimin që dërgesat ushqimore të kontaminuara mund të shkaktojnë një shpërthim të ri, transmeton portali arbresh.info.
“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, apo paketimi, procesimi apo dërgesat e ushqimit”, tha kreu i programit të emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan.
“Nuk ka dëshmi që ushqimi apo zinxhiri ushqimor është duke marrë pjesë në transmetimin e këtij virusi. E njerëzit duhet të ndjehen rehat dhe të sigurtë”.
Epidemiologu i OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se Kina kishte testuar qindra mijëra pako dhe “gjeti shumë, shumë pak, më pak se 10” që provonin pozitive për virusin.
Ministria e Bujqësisë e Brazilit tha në një deklaratë se po kërkonte sqarime për gjetjet kineze.
Ministri i prodhimit të Ekuadorit, Ivan Ontaneda, i tha Reuters se vendi mban protokolle të rrepta dhe nuk mund të mbahet përgjegjës për atë që ndodh me mallrat pasi të largohen nga vendi.
Më shumë se 20,69 milion njerëz janë raportuar se janë infektuar nga koronavirusi i ri globalisht dhe pothuajse 750,000 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...