Google ADS

OBSH: Në Wuhan janë shfaqur 13 variante të Covid deri në dhjetor të vitit 2019

07:45 | 16 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Qyteti kinez i Wuhanit kishte më shumë se 10 variante të koronavirusit deri në dhjetor të vitit 2019, sugjerojnë zbulimet e reja nga një ekip i shkencëtarëve të OBSH-së që po studiojnë mbi origjinën e pandemisë.

Peter Ben Embarek, i cili drejtoi një ekip të hetuesve të OBSH-së në Ëuhan, tha se 13 sekuenca të ndryshme gjenetike të virusit SARS-COV-2 u gjetën në qytetin e provincës Hubei, duke shtuar se mijëra mostra të tjera të gjakut janë kërkuar për analiza, transmeton portal arbresh.info

Sipas OBSH-së besohet se infeksioni ka qarkulluar në Kinë më herët sesa mendohej.

Ëuhan konsiderohet gjerësisht të jetë “toka zero” e shpërthimit, megjithëse origjina e saj e saktë dhe afati vazhdojnë të debatohen, me disa raporte që sugjerojnë se sëmundja ishte e pranishme në Europë që në tetor.

Në një intervistë për CNN, Peter Ben Embarek, tha se në Kinë “kanë arkulluar disa variante të koronavirusit”.

Embarek tha se zyrtarët kinezë i kishin paraqitur ekipit të tij 174 raste të koronavirusit në dhe afër zonës së Ëuhan në Dhjetor 2019, rreth 100 prej të cilave ishin konfirmuar nga testi laboratorik, me rastet e mbetura të identifikuara përmes diagnozës klinike të simptomave të pacientëve.

Embarek tha se 13 variante të shqyrtuara së bashku me të dhëna të tjera të pacientëve në të gjithë Kinën në 2019 mund të japin të dhëna jetike për origjinën e shpërthimit.

Komentet e  Embarek erdhën pasi një shkencëtar britanik në misionin Ëuhan refuzoi të përjashtonte një rrjedhje laboratori si burim të mundshëm të shpërthimit, duke kundërshtuar një zbulim të mëparshëm.

Profesor John Ëatson, një ish-zëvendës shef mjekësor, tha ndërsa Kina mbeti një “burim shumë, shumë i mundshëm, duhet bërë të ditur se virusi po qarkullonte në Europë, sidomos në Italinë jugore që nga shtatori ose tetori i vitit të kaluar”./arbresh.info/

Të ngjashme