OBSH do të nisë një mision kërkimor në Kinë për të hetuar zanafillën e koronavirusit.
Një mision kërkimor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë pritet të mbërrijë në Wuhan muajin tjetër për të hetuar se si koronavirusi kaloi nga kafshët te njerëzit dhe nëse ai u shfaq më herët ose në një vend tjetër nga sa mendohej fillimisht, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
Fabian Leendertz, një biolog në Institutin Robert Koch të Gjermanisë dhe një anëtar i ekipit të misionit me 10 persona të OBSH-së, i tha Associated Press se ata do të punojnë me shkencëtarët kinezë për katër deri në pesë javë.
Shumica e shkencëtarëve mendojnë se virusi Sars-Cov-2 filloi te kafshët në Kinë, me shumë gjasa lakuriqët e natës, para se të hidhej te njerëzit.
Rastet u zbuluan për herë të parë në qytetin Wuhan në fund të dhjetorit 2019, të lidhura me një treg të prodhimeve të detit.
Më shumë se 73.4 milionë njerëz janë diagnostikuar me virusin dhe 1.63 milionë kanë vdeku.
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani