Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Evropën për shkak të COVID-19, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ndërsa rastet kanë rënë gjatë muajit të kaluar, shifra është 10 herë më e lartë nga sa ishte në maj të vitit të kaluar”, vuri në dukje kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
“Deri më sot, i gjithë rajoni evropian ka raportuar gati 38 milionë raste të COVID-19”, shtoi ai në një konferencë virtuale për shtyp.
Kluge, gjithashtu, shprehu shqetësimin për disa nga efektet afatgjata të virusit, si lodhje, mjegullim i trurit dhe çrregullime kardiake dhe neurologjike./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...