Google ADS

OBSH: Mbi 2 milionë viktima nga Covid-19 në Evropë

19:08 | 12 Maj 2022
KRG

Të paktën 2 milionë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Evropë. Shifrat i bëri sot të ditura Organizata Botërore e Shëndetësisë në një kohë që bilanci global vijon që të rritet.

OBSH i publikoi shifrat një javë pas një raporti në të cilin vlerësoi se vdekjet totale direkte dhe indirekte nga Covid në rajon në më shumë se 3 milionë gjatë 2020 dhe 2021.

Ky numër është më i lartë sepse përfshin një vlerësim për vdekjet e paraportuara dhe gjithashtu njerëz që vuajtën nga shkaqe të tjera, por nuk mundën të merrnin trajtim mjekësor për shkak se spitalet ishin mbingarkuar.

Nga ana tjetër, presidenti Joe Biden njoftoi ditën e sotme se numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA ka shkuar në 1 milionë tashmë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë  u bëri thirrje ligjvënësve të kalojnë fonde të reja për testime dhe trajtime. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme