Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se transmetimi i vazhdueshëm i virusit të lisë së majmunit në mbarë botën mund të çojë në fillimin e përhapjes së tij në grupe me rrezik të lartë si gratë shtatzëna, individët me imunitet të kompromentuar dhe fëmijët.
OBSH ka deklaruar se po heton raportet e fëmijëve të infektuar, duke përfshirë dy raste në Britani të Madhe, si dhe raportet nga Spanja dhe Franca, transmeton portal arbresh.info
Asnjë nga rastet e fëmijëve nuk është në gjendje të rëndë.
Virusi deri më tani është identifikuar në më shumë se 50 vende të reja jashtë Afrikës ku është endemik.
Numri i rasteve po rritet gjithashtu në ato vende, tha OBSH, duke bërë thirrje për më shumë testime.
“Jam i shqetësuar për transmetimin e vazhdueshëm sepse sugjeron që virusi ka zënë rrënjë dhe mund të përhapet në grupe me rrezik të lartë, duke përfshirë fëmijët, njerëzit me imunitet të komprometuar dhe gratë shtatzëna”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...