Drejtori i Pergjithshem i Organizates së Shendetit, Dr, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot se koronavirus ka potencial pandemik – por akoma nuk ka arritur aty.
Tedros tha se vendimi për të përdorur fjalën pandemi vjen pas vlerësimeve të vazhdueshme të përhapjes gjeografike të virusit, ashpërsisë dhe ndikimit në shoqëri por nuk po dëshmojmë përhapjen e pakontrolluar globale të këtij virusi shkruan arbresh.info
Ai tha se virusi po prek vendet në të gjithë botën në mënyra të ndryshme dhe kërkon përgjigje të menjëhershme.
OBSH më parë kishte shpallur gjendje emergjente shëndetësore ne nivelin ndërkombëtar.
Përhapjet karakterizohen si pandemi nga epidemiologët – të cilët akoma nuk janë duke përdorur këtë term. Kjo për shkak se ata ende nuk kanë parë ndonjë zhvillim midis njerëzve qe nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë ose atyre qe kanë pasur kontakt të ngushtë me dikë që ka udhëtuar në Kinë./arbresh.info/
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...