Krye-epidemiologu i Suedisë, Anders Tegnell ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke e quajtur atë “një gabim total” për shkak të vendosjes së vendit të tij në listën e vendeve ku “transmetimi i përshpejtuar” mund të mposhtë sistemet shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tegnell për Radion Suedeze sot deklaroi se “Ky për fat të keq është një gabim total i të dhënave suedeze”.
Raporti i Zyrës së OBSH-së në Evropë të enjten kishte vendosur në listë 11 vende, përfshirë Suedinë, Armeninë, Shqipërinë, Kazakistanin dhe Ukrainën. Suedia ka regjistruar një rritje të madhe të numrit të rasteve me COVID-19 por kjo i është atribuuar rritjes së testimeve.
“Mund të tregojmë për të gjitha parametrat tjera që masim, pra sa raste serioze kemi dhe ato po zvogëlohen. Numri i pranimeve në kujdesin intensiv është në një nivel shumë të ulët dhe madje numri i vdekjeve ka filluar të bie”, tha ai.
Suedia disa herë ka mbrojtur strategjinë e saj duke sqaruar se pak dallon nga vendet e tjera, megjithëse nuk ka imponuar kurrë një bllokim. Tubimet e mëdha janë të ndaluara por restorantet dhe shkollat për fëmijët e vegjël kanë qëndruar të hapur. Qeveria nxiti distancimin shoqëror ndërsa suedezët në masë të madhe kanë respektuar rekomandimet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...