OBSH: Imuniteti kolektiv?! I vështirë për t’u menduar

23:13 | 12 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se është vështirë e pranueshme që Covid-19 të  lihet të qarkullojë lirshëm në shoqëri për të krijuar imunitet të përbashkët.

“Asnjëherë në historinë e shëndetit publik, imuniteti kolektiv nuk është përdorur si strategji kundër një epidemie, aq më pak një pandemie. Është problematikë shkencore dhe etike”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, transmeton portal arbresh.info

Më shumë se 1 milion njerëz në botë kanë humbur jetën nga koronavirusi, që nga fillimet e shfaqjes së saj në Kinë në fund të dhjetorit të vitit 2019.

Pneumonia coronavirus

Grebejesus tha se bota ende nuk di mjaft për imunitetin që morën ata që kishin virusin korona dhe shtoi se disa ishin infektuar dy here, shkruan Reuters.

“Shumica e njerëzve të infektuar fitojnë imunitet gjatë javëve të para, por ende nuk e dimë se sa të fortë janë ata, sa të qëndrueshëm dhe sa ndryshon ky imunitet nga personi në person”, shtoi ai.

Sipas tij, koncepti i imunitetit të përbashkët përdoret në disa fushata vaksinimi.

Europa është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit, ku disa vende kanë zgjedhur marrjen e masave të reja për mbrojtjen nga virusi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme