Një nga shkencëtarët më kryesorë në botë në OBSH, Sir Jeremy Farrar, i cili më parë ishte drejtor i Wellcome Trust, ka thënë se virusi i shpendëve H5N1 përbën kërcënimin më të madh pandemik për botën pas Covid. Frika është ngritur javët e fundit për shkak të shpërthimit aktual “të paprecedentë”, që ka parë një gamë të gjerë gjitarësh, duke përfshirë lundërrat dhe dhelprat – të infektuara masivisht që nga tetori i vitit të kaluar.
Aktualisht nuk ka një vaksinë parandaluese për virusin. “Nëse nesër do të kishte një shpërthim në Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikë ose Meksikë të H5N1 te njerëzit, ne nuk do të ishim në gjendje ta vaksinonim botën brenda vitit 2023,” tha Sir Jeremy, shkencëtari kryesor i caktuar i Organizatës Botërore të Shëndetit në një konferencë për shtyp në Londër.
Ai tani po u bën thirrje qeverive që të fillojnë të investojnë në testimin e të gjitha vaksinave të disponueshme të gripit kundër llojit H5N1. Sipas ekspertëve shumica e vdekjeve njerëzore nga ky virus ishin në fillim të viteve 2000 – dhe ka pasur disa raste te njerëzit kohët e fundit. Por me kaq shumë viruse përreth, situata mund të ndryshojë shumë shpejt.
OBSH bën thirrje për “biosiguri më të madhe rreth bujqësisë së shpendëve”, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e transmetimit të mëtejshëm nga gjitarët te njeriu. Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) paralajmëroi më parë se gjitarët mund të veprojnë si “enë përzierëse” për viruse të ndryshme, gjë që mund të çojë në një variant të ri që është akoma “më i dëmshëm” për njerëzit.
Ndërsa gripi i shpendëve zakonisht prek shpendët dhe zogjtë e egër, ai mund të transmetohet te gjitarët, duke përfshirë njerëzit. Lloji H5N1 tashmë ka një shkallë vdekshmërie prej rreth 50 për qind mes njerëzve.
Vetëm 870 njerëz janë infektuar me gripin e shpendëve në 20 vitet e fundit – dhe 457 prej tyre kanë vdekur. Gripi i shpendëve është gjetur vetëm te një person në Britani, kur Alan Gosling, 79 vjeç, një inxhinier në pension në Devon, e kapi atë nga rosat në shtëpinë e tij në dhjetor 2021. Një tjetër ekspert i tha më parë The Sun se kishin frikë se virusi mund të kombinohej me një virus tjetër për ta bërë atë më të rrezikshëm./euronews
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...