OBSH: Evropianët të ruajnë distancimin social gjatë festave të fundvitit

18:22 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Evropianëve u është kërkuar që të mbajnë distancën sociale dhe të kufizojnë kontaktet shoqërore gjatë sezonit të ardhshëm të festave, edhe pse kjo ka ndikuar në shëndetin mendor, deklaroi kreu i zyrës Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Hans Kluge i agjencisë me bazë në Kopenhagë vuri në dukje se pandemia ka shkaktuar më shumë se 500 000 vdekje të lidhura me virusin dhe 23 milionë infeksione në rajon.

Pandemia shkatërroi gjithashtu jetesën dhe pati ndikime të tjera negative.

“Nga ankthet që lidhen me transmetimin e virusit, ndikimin psikologjik të bllokadave dhe vetë-izolimin tek efektet e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social, ndikimi i shëndetit mendor të pandemisë do të jetë afatgjatë dhe i gjerë”, theksoi ai./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme