Numri i rasteve me koronavirus në Evropë ka arritur shifrën 10 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 1.5 milionë raste të konfirmuara vetëm brenda javës së kaluar.
“Evropa është sërish epiqendra e koronavirusit,” ka thënë Dr. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropë, transmeton arbresh.info
Situata e koronavirusit në Evropë:
Kluge ka paralajmëruar se numri i personave të shtrirë në spitale është rritur me shpejtësi, nga 7 milionë në 9 milionë brenda dy javëve të fundit dhe numri i viktimave gjithashtu është rritur nga 32% në të gjithë kontinentin.
Kthimi në izolim:
Me rritjen e numrit të rasteve, Evropa është duke përjetuar valën e dytë të COVID-19 dhe shumë vende kanë filluar marrjen e masave të reja kundër koronavirusit në mënyrë që të ulet kurba e rasteve.
Franca ka filluar izolimin që nga dita e premte edhe pse Kluge tha se izolimi i një vendi duhet të jetë “opsioni i fundit”, shkruan CNN./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?