Përfaqësuesi Special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) parashikoi një valë të tretë të pandemisë në Europë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin, siç tha ai, dështimin për ta bërë këtë në parandalimin e valës së dytë të infeksionit.
“Qeveritë në Europë nuk e kanë ndërtuar inftrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi ata menduan që e vendosën nën kontroll virusin që me valën e parë”, tha përfaqësuesi i OBSH-së David Nabaro në një intervistë me mediat zvicerane, transmeton portal arbresh.info
“Tani kemi një valë të dytë. Nëse Europa nuk ndërton një infrastrukturë të nevojshme, do të kemi një valë të tretë të infeksioneve në fillim të vitit 2021”, paralajmëroi ai.
Rastet e infeksioneve me koronavirus janë rritur shumë në Europë, ndërsa shumë vende kanë marrë masa dhe kanë vendosur shtetrrethim.
Qeveritë e disa vendeve europiane kanë bërë thirrje që festat e fundvitit të festohen në shtëpi, me rrethin e ngushtë familjarë, ndërsa kanë theksuar që të shmangen vizitat./arbresh.info/
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...