“OBSH është një nga investimet më të mira”, ministri gjerman i përgjigjet Trump

11:17 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Financimi me para i Organizatës Botërore të Shëndetit është një nga investimet më të mira për të ndihmuar në krijimin e vaksinës së Covid-19, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas pasi Trump pezulloi financimin e OBSH-së.

“Ndarja e fajit nuk ndihmon. Virusi nuk njeh kufij”, shkroi Maas në Twitter, transmeton portali arbresh.info.

“Ne duhet të punojmë ngushtë së bashku kundër COVID19. Një nga investimet më të mira është forcimi i KB, veçanërisht OBSH-së, e cila është e nënfinancuar, për shembull për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave”, shkruan Maas.

SHBA kishte qenë ndër dhuruesit më të lartë të OBSH-së, duke kontribuar me 893 milionë dollarë, ose rreth 15 për qind, në buxhetin aktual dy-vjeçar të agjencisë.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres kritikoi vendimin e Trump, duke thënë se mesi i një pandemie nuk është koha për të drejtuar gishtin, por për të rritur mbështetjen për OBSH.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian u tha gazetarëve të mërkurën se veprimi i Trump kundër agjencisë globale të shëndetësisë “do të dobësojë kapacitetin e OBSH-së dhe do të minojë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër epidemive”.

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të përmbushin plotësisht përgjegjësitë dhe detyrimet e saj dhe të mbështesin OBSH-në në drejtim të reagimit të epidemive”, tha Zhao./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme