Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës për luftimin e COVID-19, por të premten ai insistoi se çdo vend duhet të përfitojë.
“Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së.
Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.
“Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejt. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, ka thënë Tedros, raporton AFP.
Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e afro 1.3 milion njerëzve në të gjithë botën. Deri më tash, raportohet se janë regjistruar më shumë se 52.7 milionë raste me COVID-19.
Sidoqoftë, këto shifra besohet se paraqesin vetëm një pjesë të shifrave reale të infektuarve, pasi shumë vende po testojnë vetëm rastet simptomatike ose rastet më të rënda.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...