Vendet në mbarë botën duhet të përgatiten për valën e dytë dhe të tretë të koronavirusit, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas OBSH kjo pritet të ndodhë për aq kohë sa vaksina nuk është në dispozicion, transmeton portal arbresh.info
Dr Hans Kluge, kreu i OBSH në Europë, tha se “gripi do të mbetet në Europë, edhe pse shenjat janë pozitive për kalimin e pikut”.
“Covid-19 nuk do të kalojë shumë shpejt”, shtoi ai.
Komentet vijnë pasi Universiteti i Okfordit njoftoi se është në partneritet me gjigantin farmaceutik AstraZeneca për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinës.
“Ne e kemi parë qartë se në shumë vende të botës, shpejtësia me të cilën janë marrë dhe sistemet e mira shëndetësore mund të mposhtin virusin. Pra mësimi më i madh që mund të marrim nga kjo situatë është se mjekësia duhet të vihet të krye të axhendës politike”, shtoi ai.
Kreu i OBSH-së në Europë tha se ‘shëndetësia është një shtytës i ekonomisë dhe ajo që shohim tani është se pa shëndetësi të mirë, nuk ka ekonomi’./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...