Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat e të vdekurve nga konflikti në muajt e fundit.
OBSH-ja ka thënë se është duke iu afruar konfirmimit të shkallës së viktimave, pasi Izraeli i ka vënë në pikëpyetje të dhënat.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë e ka përditësuar javën e kaluar shifrën e viktimave nga konflikti i nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në 35.000, duke thënë se rreth 25.000 janë identifikuar plotësisht – shumica gra dhe fëmijë.
Konflikt Izrael – Hamas ka nisur pasi militantët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.
Izraeli ka reaguar së fundi, duke thënë se shifrat nuk janë të sakta, pasi autoritetet palestineze patën vlerësuar fillimisht që më shumë se 70 për qind e personave të vrarë kanë qenë gra dhe fëmijë.
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara i kanë ripublikuar të dhënat palestineze, të cilat tani e kanë tejkaluar shifrën e 35.000 të vdekurve.
“Asgjë gabim me të dhënat, të dhënat e përgjithshme (më shumë se 35.000) janë ende të njëjtat”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier në një konferencë për media në Gjenevë.
“Fakti që kemi 25.000 njerëz të identifikuar është një hap përpara”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se beson që rreth 60 për qind e viktimave janë gra dhe fëmijë dhe që shumë të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja do të jenë të kësaj kategorie, kur të identifikohen.
Lindmeier ka thënë se është “normale” që shifrat e viktimave të ndryshojnë nëpër konflikte, duke rikujtuar se edhe Izraeli e ka zvogëluar ndërkohë shifrën e viktimave pas sulmeve të Hamasit./rel
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë