Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gazë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë.
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie.
“Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona”, tha ai gjatë një konference virutale për media nga Gjeneva.
“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kërkesat e OBSH-së dhe partnerëve të tjerë me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare”, shtoi ai.
Izraeli ka nisur një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Nga ofensiva izraelite në Gazë, ku jetojnë 2.3 milionë banorë, shumica e banorëve janë larguar dhe ndërtesat janë shndërruar në gërmadha.
Popullsia atje po përballet me mungesë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.
OBSH-ja tha se vetëm 15 spitale në Gazë janë funksionale, disa prej të cilave pjesërisht./rel
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...