Ndërsa pandemia e coronavirusit ka mbyllur miliona njerëz në shtëpi, shitjet e alkoolit janë rritur në mënyrë drastike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Organizata Botërore e Shëndetit, thotë se alkooli mund të rrisë rrezikun e pasojave nga coronavirusi, duke dobësuar sistemin imunitar të trupit, dhe duke i vënë njerëzit në sjelljet e tjera të rrezikshme që mund të rrisin mundësinë e kontraktimit të virusit.
Megjithëse alkooli përdoret si dezinfektues në sipërfaqe, konsumimi i tepërt mund ta bëjë më të vështirë trajtimin e coronavirusit në trup.
Një studim i vitit 2015, zbuloi se “konsumimi i tepërt i alkoolit” është i lidhur me efekte të pafavorshme shëndetësore të lidhura me imunitetin, siç janë ndjeshmëria ndaj pneumonisë.
“Alkooli rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore”, tha zyra rajonale e OBSH-së për Evropë, në një raport të botuar të martën.
“Prandaj, njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e tyre të alkoolit në çdo kohë, dhe veçanërisht gjatë pandemisë së COVID-19”, thuhet ndër tjerash në raport.
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë